Fjalë të urta shqiptare: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 1:
{{Për përmirësim}}
 
* ''Po pate dhen gjen edhe bari.''
* ''Prishja e shtëpisë vjen nga mend.''
* ''Kam inat po nuk kam takat.''
* ''Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.''
* ''S'mbartet ujë me shportë.''
* ''Si është vendi bëhet kuvendi.''
* ''S'jepet një pelë për një thelë.''
* ''Me një gur, ti vrave dy zogj.''
* ''Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.''
* ''Mos bëj petulla me ujë.''
* ''Mos e humb si Xhaferri simiten.''
* ''Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.''
* ''Mos hidh të thatën mbi të njomë.''
* ''Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.''
* ''Mos shit qen të blesh këlyshë.''
* ''Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.''
* ''Mos u mbyt me një pikë ujë.''
* ''Ndoqe fillin gjete lëmshin.''
* ''Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.''
* ''Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.''
* ''Nuk sheh syri po sheh mendja.''
* ''Nuk të ngroh zjarri i kashtës.''
* ''Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je".''
* ''O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.''
* ''Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.''
* ''Peshku në det, kusija në zjarr.''
* ''Lepuri në mal, kusia në zjarr.''
* ''Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.''