Të gjithë kemi si dritë dhe errësirë brenda nesh. Çfarë vlen më shumë është pjesa që zgjedhim të shfaqim. Ajo tregon kush jemi në të vërtetë.

- Sirius Blek, Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit (Filmi)


Përshëndetje!

Duke besuar se shpesh thënie të caktuara mund të na kthehen në direktiva udhëzuese për jetën, jam bërë pjesë e Wikicitate për të pasuruar më shumë lëmin e të tilla thënieve. Në Wikicitate jam administrator dhe nismëtar i dy projekteve, WikiPotter dhe KinoCitat. Një pjesë e kohës sime shpenzohet dhe në Wikipedia pasi gëzoj privilegjet e administratorit dhe atje. Për çdo gjë mos ngurroni të më lini një mesazh në faqen e diskutimeve.