Në zhargonin e Wikimedia-s përdoret termi "merr leckën" për dikë që bëhet administrator duke qenë se tani do i duhet të pastrojë atë që mund të prishin të tjerët.
Në zhargonin e Wikimedia-s përdoret termi "merr leckën" për dikë që bëhet administrator duke qenë se tani do i duhet të pastrojë atë që mund të prishin të tjerët.
Mirë se vini te Administrata!

Çfarë janë administratorët?

Administratorët në Wikicitate kanë disa privilegje më shumë se anëtarët e thjeshtë. Një administrator mundet të:

  • mbrojë dhe lirojë faqet per redaktim;
  • redaktojë faqet e mbrojtura dhe ato në hapësirën MediaWiki;
  • grisë dhe të rikthejë nga grisja faqet;
  • bllokojë përdorues dhe adresa IP të caktuara;

Edhe pse një administrator zotëron këto privilegje ai mbetet njëlloj i varur nga rregullat si të gjithë përdoruesit e tjerë.

Si mund të bëhem unë një administrator?

Të gjithë mund të kandidojnë për pozicionit e administratorit pasi të përmbushin disa kushte fillestare.

  • Më shumë se 1 vit përvojë në Wikicitate.
  • Më shumë se 1000 redaktime.

Çdo përdorues që i përmbush kushtet e mësipërme mund të kandidojë veten ose të kandidohet nga një përdorues çfarëdo si administrator. Për të kandiduar veten ose dikë si administrator, ndiqni udhëzimet e mëposhtme. Kandidatëve mund t'u bëhen pyetje gjatë kandidimit përgjigjet e së cilave mund të ndikojnë në votimin e tyre nga përdoruesit e tjerë. Nëse kandidati nuk grumbullon mbi 10 vota pro atëherë përzgjedhja e tij do të varet nga besimi që ka krijuar në komunitet e do t'i takojë administratës të thotë fjalën e fundit, e cila dhe mund ta refuzojë rezultatin pozitiv. Votimi do të zgjasë minimalisht 2 javë që nga data e hapjes. Votat këshillohet të shoqërohen me një arsye të thjeshtë nga pas që argumenton qendrimin e mbajtur.

Kandidaturat duhet të shtohen në ndarjen e duhur duke ndjekur formatin e mëposhtëm:

=== [[Përdoruesi:Emri|Emri]] ===
*Arsyeja për kandidim. ~~~~

====Votimi====

*{{PRO}} ~~~~
*{{KUNDËR}} ~~~~
*{{ASNJANËS}} ~~~~

====Diskutimi====