Rreth Kinocitat

Mirësevini në KinoCitat!

KinoCitat është një projekt qëllimi i të cilit është krijimi dhe zgjerimi i artikujve në lidhje me kinematografinë duke përfshirë këtu batutat më të paharrueshme të filmave shqiptarë dhe të huaj si dhe thëniet më të veçanta në lidhje me botën e filmit. Ky qëllim shpresohet të përmbushet me anë të kontribuesve, redaktorëve si dhe përkthyesve vullnetarë të përfshirë në projekt. Nëse jeni të interesuar t'i bashkoheni WikiProjektit në fjalë mjafton të shtoni emrin tuaj në listën e pjesëmarrësve duke redaktuar seksionin përkatës, të zgjidhni një temë të caktuar dhe të filloni punën për krijimin e artikullit (ose përmirësimin e tij nëse ekziston).

Ky projekt është krijuar nga disa vullnetarë për të bashkërenduar më mirë punën e tyre në shtimin e përmirësimin e artikujve në lidhje me kinematografinë. Kjo faqe si dhe nënfaqet e saj përmbajnë sugjerimet e tyre; Shpresohet se ky projekt do të ndihmojë në përfshirjen e vullnetarëve të tjerë.

Qëllimet
Projekti ndahet në disa faza:
  • Grumbullimi i batutave nga filmat e serialet shqiptare.
  • Grumbullimi i batutave nga filmat e serialet e huaj.
  • Grumbullimi i thënieve me rëndësi në lidhje me botën e filmit.
Detyrat kryesore aktuale
  • Indentifikimi i të gjithë artikujve në Wikicitate në lidhje me kinematografinë.  U bë!
  • Standardizimi i tyre sipas rregullave të përshkruara te Ndihmë:Çfarë është një artikull?.  Në punim e sipër...
  • Arritja e një numri të konsiderueshëm artikujsh në lidhje me kinematografinë.
Kinocitat në projekte të tjera
Kontakte
Klein Muçi (diskutimet)