Arti
punë krijuese për të ngjallur përgjigje estetike
Arti është një formë e pasqyrimit të botës nëpërmjet riprodhimit të realitetit në mënyrë krijuese me anë figurash artistike.
Thënie
Redakto- Arti bëhet nga të vetmuarit për të vetmuarit.
- Luis Barragán 12 May 1980
- Të flasësh për artin është si të vallëzosh për arktitekturën.
- Artistët e mirë kopjojnë. Artistët e shkëlqyeshëm vjedhin.
- Arti është pasqyrë e jetës.
- Duke mos besuar në ideale, s'ka edhe burime për të krijuar në fushën e artit.[1]
- Sa më i keq aktori, aq më shumë duartrokitje kërkon.[2]
- Arti është më i varfër se jeta.[3]
- Arti nuk është bërë për ta vrarë njeriun, por për ta ngritur lart dhe për ta tërhequr në epiqendër të vrullit të jetës.[4]
- Zija Çela
- Stili për veprën është si gjaku për trupin.[5]
- Artisti, poeti është dy herë qytetar para popullit, ai është dy herë i përgjegjshëm: si çdo qytetar dhe si poet.[6]
- Arti dhe letërsia është në fund të fundit, të thënit e gjërave në një mënyrë të veçantë.[7]
- Natyra, apo Zoti, i ka dhuruar botës shumë vlera e bukuri. Njëra ndër këto është krijuesi, shkrimtari. Nëse ka lënë edhe diçka të bukur që s'e ka krijuar, atë në njëfarë mënyre e plotëson artisti.[8]
- Në art ka një çels, një zgjidhje, një kapje, një hyrje, që s'mund të ta tregojë njeri. Është si puna e hajdutit që gjen çelsin ta hapë kasafortën. Kështu është edhe letërsia.[9]
- Artisti është një minator në këtë galeri të pafundme e të panjohur dhe nga raporti me "mineralin" e ri që nxjerr, përcaktohet bashkëkohësia dhe moderniteti i artit të tij.[10]
- Në art, një dashuri, qoftë kur duket e padobishme është më e frytshme se një urrejtje që ngjan e suksesshme.[11]
- Arti është e fshehura e fjalës.[12]
- Qëllimi i një artisti është të pasqyrojë jo vetëm të bukurën, por edhe të shëmtuarën nëpërmjet të bukurës.[13]
- Artisti ndjenjën e tij artistike më së miri e nxjerr nëpërmjet dehjes dhe ëndrrës.[14]
- Ilir Muharremi
- Arti është konflikt ku fituese është e bukura.[15]
- Ilir Muharremi
- Arti është një fenomen i cili kontribuon në çdo shoqëri dhe jep vizionin për identitet.[16]
- Ledhatimet janë arti i gjallë.[17]
- Artit i duhet fryma e gjallë, jo gjarpërinjtë t'i sillen vërdallë.[18]
- Arti bëhet më i sinqertë atje ku guxon të shprehë veten e tij.[19]
- Arti i bukur ose arti shpirtëror është si drita dhe ajo nuk mund të kapet.[20]
- Artisti i madh nuk pyet as për luftëra, as për epidemi, as për tërmete... ai fluturon mbi të gjitha këto me veprën e vet dhe mbetet i përjetshëm.[21]
- Liria e artit - liri e popullit të tij.[22]
- Gjyqi i artit është më i pamëshirshëm se gjyqi i fundit.[23]
- Është art të jetosh vetëm nga arti.[24]
- Kompozitor nuk është ai që shkruan muzikë, por ai që nuk mund të qëndrojë pa shkruar muzikë.[25]
- Arti gjithashtu ka mjetet e tij, fortesat, veglat, së fundi, armët e tij, shumica të fshehta, bota reale ka armët e saj kundër artit: censurën, doktrinat, burgjet.[26]
- Vetëm artisti mund ta shohë të padukshmen, vetëm ai është i përgatitur ta paguajë haraçin më të madh për këtë guxim.[27]
- Ideal i artistit është: të sakrifikohesh për ta ngritur punën në art, se vdekja e artit është vdekje e artistit, kurse vdekja e artistit nuk është vdekje e artit.[28]
- Arti mobilizon masat, por edhe shpërndan masat.[29]
- Shtëpia më mikpritëse në botë është gjuha e poetit.[30]
- I vetmi aktivitet që nuk të qet kurrë në pension është aktrimi.[31]
Referime
Redakto- ^ Koça, Vangjel (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 24. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Kallamata, Miço (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 24. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Çela, Zija (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 24. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Çela, Zija (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 24. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Galica, Shyqri (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 24. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Çefa, Anton (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 24. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Gjini, Ramiz (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 25. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Shehu, Agim (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 25. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Velo, Maks (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 25. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Koreshi, Vath (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 25. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Kadare, Ismail (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 25. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Zogaj, Ajete (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 25. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Muharremi, Ilir (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 25. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Muharremi, Ilir (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 25. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Muharremi, Ilir (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 26. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Xhafa, Sislej (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 26. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Zhiti, Visar (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 26. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Bashota, Sali (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 26. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Fuga, Artan (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 26. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Muriqi, Nebih (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 22. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Kokona, Vedat (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 22. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Kallulli, Adriatik (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 22. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Alimani, Fatmir (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 22. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Limani, Remzi (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 22. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Harapi, Tonin (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 22. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Kadare, Ismail (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Buzhala, Prend (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Apolloni, Ag (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Rudaku, Avni (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Rama, Halil (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Krasniqi, Ismet (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-345-6.
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto