Ky artikull është një artikull i mirë. Artikulli ndjek me përpikëri udhëzimet për krijimin, referimin dhe kategorizimin e një artikulli dhe ka një shtjellim të kënaqshëm të temës.


Ibrahim Rugova (2 dhjetor 1944 – 21 janar 2006) ka qenë intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar. Ka shërbyer si Presidenti i parë i Republikës së Kosovës në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ibrahim Rugova ishte bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ishte lëvizja e parë demokratike gjithëpopullore në Kosovë. Shquhet për udhëheqjen e një lufte popullore për pavarësi, duke folur për një rezistencë paqësore ndaj sundimit jugosllav, për kërkesën e vazhduar për mbështetje nga SHBA dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës dhe për këmbënguljen në tezën e prejardhjes dardane të popullsisë së Kosovës, një nga përpjekjet për kristalizimin e një identiteti kombëtar.

Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, ai njihet si "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit". Pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.

Thënie

  • Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.[1]
  • Kosova është një vend i vogël, por ka aq shumë pasuri që ia ka falur Zoti.[1]
  • Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë.[1]
  • Kosova sot është më pranë Evropës se vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore.[1]
  • Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70% të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.[1]
  • Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.[1]
  • Ne kemi euron monedhë, çka do të thotë shumë. Ajo nuk e ka stabilizuar vetëm situatën në Kosovë politikisht dhe ekonomikisht, por i ka lehtësuar edhe kontaktet e drejtpërdrejta që kemi me Europën.[1]
  • Sa i përket shqetësimit që shpreh Serbia, ajo nuk ka të drejtë për të ndikuar në privatizimin apo të kërkojë ndonjë pronë, sepse Kosova është një ish-anëtare e Republikës Federale të Jugosllavisë.[1]
  • Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.[1]
  • Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO; si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA.[1]
  • Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë.[2]
  • Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.[2]
  • Unë dua të theksoj faktin se pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet.[2]
  • Kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.[2]
  • Ministritë e ndryshme duhet të punojnë më shumë në promovimin e vendit, për të ndërtuar imazhin publik të Kosovës. Projekte konkrete duhet të shpalosen, në mënyrë që të aktivizoni biznesmenët tanë të kenë më shumë kontakte. Ne na duhet të krijojmë një imazh pozitiv për veten.[2]
  • Vizioni im është që vendi të integrohet në BE, për të transferuar një pjesë të pavarësisë sonë atje. Është gjithashtu detyra jonë për ta bërë këtë, nëse dëshirojmë të krijojmë një tregti dhe një ekonomi të shëndoshë. Ky është vizioni për të cilin po punoj dhe do të vazhdoj të punoj në të ardhmen.[2]
  • Kishim ndihmë ndërkombëtare sidomos nga BE dhe SHBA-të, të cilat na ndihmuan të dilnim nga kjo fazë e emergjencës, për t’i dhënë dinamizëm Kosovës.[2]
  • Problemet politike lidhen ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë.[2]
  • Mos u merr me ata që edhe kur pa shkas, pa arsye, pa argumente, pa bazë dhe panjerëzisht flasin dhe shprehen me tendenca ofenduese[3]
  • Në monizëm po gabove t’kanë vra të tjerët, në demokraci po gabove ke vrarë veten[3]
  • Serbia nuk dëshiron ta njohë vendin tonë në mënyrë paqësore, prandaj ajo bëri gjithçka për të na shkatërruar. Të gjitha përpjekjet tona për të gjetur një zgjidhje paqësore ishin të pamundura. Në mënyrë që ta shpëtojë popullin, NATO-s iu desh të ndërhyjë.[4]
  • Gjatë këtyre viteve që kanë pasuar luftën, problemi më urgjent që ne kemi hasur ishte: për të aktivizuar ndërmarrjet publike, për t'i sjellë ato deri në nivelin që kërkojnë tregjet ndërkombëtare dhe tani jemi duke u përgatitur për privatizimin e tyre.[4]
  • Së pari, ne do të përqëndrohemi në privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, vijuar nga industria e mesme dhe pastaj ne do të lëvizim drejt industrisë së rëndë.[4]
  • Qeveria jonë është e gatshme për të garantuar investimet, dhe pastaj ne do të krijojmë stimujt e taksave. Ne jemi të interesuar t'i kemi të gjitha këto gjëra dhe me privatizimin ne gjithashtu duam të krijojmë më shumë vende pune dhe kushte më të mira për punëtorët.[4]
  • Do të ketë shumë kompani konkurruese dhe të forta që do të vijnë këtu dhe, edhe pse Kosova është një vend i vogël që pa dyshim ka shumë për të ofruar për tregtinë globale; një nga interesat tona kryesore është që ta shpalosë këtë në tregun botëror.[4]
  • Në jetë, duhet pasur vullnet dhe durim, të mirat vijnë pastaj![5]
  • Sulmi ajror dhe raketat misili janë të domosdoshme të shkatërrojnë instalimet ushtarake të Serbisë, ndërsa trupa tokësore të NATO-s janë të domosdoshme të mbrojnë popullsinë e Kosovës[6]
  • Nëpërmjet e pranisë së UNMIK-ut, si dhe të agjencive evropiane e amerikane, ne kemi krijuar një kuadër ligjor kompatibël me Bashkimin Europian dhe kjo është tashmë një përparësi. Ne kemi parë rezultate pozitive të kësaj dhe parlamenti ynë do të vazhdojë në këtë rrugë.[6]
  • Projektiligji i privatizatimit ka dalë kohët e fundit dhe unë besoj se shumë shpejt do të fillojë zbatimi i tij, natyrisht duke i pasur parasysh qëndrimet e UNMIK-ut.[6]
  • Pavarësia e Kosovës është me të gjitha kuptimet zgjidhja më e mirë që do të sjellë paqe e qetësi në të gjithë rajonin[6]
  • Kjo është një ditë e madhe për Kosovën. Këto janë zgjedhjet e para të lira në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe janë një hap i rëndësishëm drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë për Kosovën.[6]

Thënie për të

  • U sha e u luftue nga serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët, u sha e u luftue edhe nga kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm vizionin europjan. Kje trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të shame, sepse ai ishte ma i dijuni, e ma i urti i të gjithve.[7]
At Zef Pllumi
  • Ibrahim Rugova është një kritik modern që teorinë e ndërton si majë që del nga interpretimi i tekstit letrar, kurse vlerësimin e bën si një përqasje me universalitetin e krijimit letrar.[8]
Sabri Hamiti
  • Më shumë se dhjetë vjet të shkuara, redaktori i BBC-së kërkonte të përmendja një tipar me rëndësi të personalitetit të dr. Rugovës. Nuk kisha menduar shumë dhe papritur kisha thënë: qëndrueshmëria, persistenca.[9]
Rexhep Ismajli
  • Janë shumë të rralla rastet në krestomacinë e shqiptarëve të mëdhenj të të gjitha kohërave ku të rrijë krah për krah, kulturologu, politikani që shndërrohet në lider shpirtëror, dhe përmasa humane si tek Ibrahim Rugova.[10]
Bujar Leskaj

Thënie të atribuara gabimisht

Shënime

  1. ^ a b c d e f g h i j Rugova 2016.
  2. ^ a b c d e f g h Rugova 2018.
  3. ^ a b Merovci 2015.
  4. ^ a b c d e Rugova.
  5. ^ Selmanaj, Driton. "Driton Selmanaj citon një thënie të Ibrahim Rugovës". Gazeta Blic. Marrë më 29 korrik 2020.
  6. ^ a b c d e Rugova 2010.
  7. ^ Pllumi, At Zef (25 shkurt 2019). "At Zef Pllumi për Ibrahim Rugovën". Gazeta Letrare. Marrë më 29 korrik 2020.
  8. ^ "Sabri Hamiti: Njeriu meditant, njeriu militant". 31 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2016. Marrë më 29 korrik 2020.
  9. ^ "Rexhep Ismajli: Për dy dekada Rugova u bë një ndër figurat e rëndësishme të studimeve letrare në albanistikë". 9 shkurt 2007. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2016. Marrë më 29 korrik 2020.
  10. ^ "Bujar LESKAJ: Ibrahim Rugova, formula shqiptare mė frytdhėnėse". 12 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2016. Marrë më 29 korrik 2020.

Referime

Shiko edhe

Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: