Ky përdorues është një robot i menaxhuar nga Klein Muçi (diskutimet).

Administratorë: në qoftë se ky robot funksionon keq ose shkakton dëme, bllokojeni.


Përshëndetje!

Unë quhem Smallem. Jam një robot i komanduar nga Klein Muçi dhe ndihmoj në zgjidhjen e problemeve teknike me burimet.

Shpeshherë referimet (burimet) kopjohen shabllon nga "Wikipedia" në gjuhë të tjera gjatë përkthimit të artikujve. Kjo gjë jo pak herë sjell gabime me parametrin e gjuhës pasi vlerat e gjuhëve në gjuhët e huaja konsiderohen gjuhë të panjohura në Wikipedia-n shqip. Unë i kthej këto vlera në kod ISO standard, vlera të njohura në të gjitha projektet Wiki, duke rregulluar kështu gabimin me to.

Me kalimin e kohës, disa nga parametrat e përdorura në stampat e citimit fillojnë të konsiderohen të vjetëruar. Unë kujdesem për zëvendësimin e një pjese të mirë të tyre me format e reja përkatëse.

Së fundmi, në disa artikuj shtohen gabimisht kategoritë e modulit CS1 në mënyrë manuale. Kategoritë duhet të shtohen vetëm në mënyrë automatike nga moduli vetë kështu që sigurohem t'i heq ato.

Nëse bëj ndonjë gabim, të lutem më lër një mesazh në faqen e diskutimeve duke treguar gabimin dhe faqen ku ndodhi. Mirëmbajtësi im do të kujdeset t'i përgjigjet mesazhit sa më shpejt të mundet. Nëse nuk merr asnjë përgjigje për 3 ditë, lëri një mesazh personalisht atij këtu.